Categories
Images

Liban / 20 kontenierë të tjerë mbushur me lëndë kimike të rrezikshme alarmojnë Bejrutin

argument24 posted a photo:

Liban / 20 kontenierë të tjerë mbushur me lëndë kimike të rrezikshme alarmojnë Bejrutin

nga Argument24

Ekspertët kimikë dhe zjarrfikësit po punojnë për të siguruar të paktën 20 kontejnerë të tjerë të mbushur me lëndë kimike të rrezikshme që gjenden në portin e shkatërruar të Bejrutit. Njëri prej anëtarëve të ekipit francez të forcave të specializuara të ndërhyrjes dhe ndihmës së shpejtë ka bërë me dije se në njërin prej kontejnerëve është pikasur rrjedhje materiali kimik.

"Disa kontejnerë shpërthyen më 4 gusht," – ka shpjeguar eksperti kimist francez, teksa ka thënë se së bashku me ekspertët kimistë italianë kishin identifikuar rreth 20 kontejnerë me kimikate të rrezikshme. "Në njërin prej kontejnerëve është pikasur edhe rrjedhje e lëndës në brendësi të tij," – ka shtuar specialisti francez.

Associated Press, në shkrimin kushtuar kontejnerëve, ka nënvizuar që ekspertët janë duke punuar ngushtë me zjarrfikësit libanezë për të siguruar të gjithë kontejnerët dhe për të analizuar përmbajtjen e tyre. Në shkrim nuk jepen më shumë detaje rreth kimikateve, gjithsesi bëhet e ditur që në brendësi të kontejnerëve ka produkte të asaj natyre që mund të rrisin rrezikun e një shpërthimi tjetër të mundshëm.

Një shpërthim, të martën e kaluar, në Bejrut vrau të paktën 160 njerëz dhe plagosi rreth 6 000 të tjerë.

Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një zjarr që përfshiu rezervat e pasigurta të 2 750 ton nitrat amoni, të cilat qëndronin në port qysh prej vitit 2013, pavarësisht paralajmërimeve të shumta për rrezikun që përbënin.

www.argument24.com/2020/08/11/6908/liban-20-konteniere-te…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *